
Në një video të publikuar, ish-komandanti i UÇK-së shprehej optimist se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do ta fitonte luftën.
Në përvjetorin e rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani, është rikujtuar një video ku ai shfaqet optimist për fitoren e luftës.
Në pamjet e publikuara, Ramadani, i njohur me nofkën “Katana”, i drejtohet bashkëshortes së tij, Shukrije Ramadani, duke shprehur besimin se lufta për liri do të fitohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Fisnike, luftën do ta fitojmë”, dëgjohet të thotë ai në video.
Në të njëjtin mesazh, Ramadani shprehet i bindur për forcën dhe qëndrueshmërinë e UÇK-së.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e pamposhtur”, deklaron ai.
Agim Ramadani ra dëshmor më 11 prill 1999 gjatë luftimeve në Betejen e Koshares dhe konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të luftës së UÇK-së.



