
Vendimi erdhi pas shkarkimit të Steffen Baumgart, pas humbjes 3-1 ndaj 1. FC Heidenheim në Bundesliga.
Klubi gjerman 1. FC Union Berlin ka hyrë në histori duke emëruar Marie-Louise Eta si trajnere të përkohshme të ekipit të parë të meshkujve deri në fund të sezonit.
Vendimi erdhi pasi drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin Steffen Baumgart, pas humbjes 3-1 në transfertë ndaj 1. FC Heidenheim në ndeshjen e fundit të Bundesliga.
Me këtë emërim, Eta bëhet gruaja e parë që merr drejtimin e një ekipi të meshkujve në elitën e futbollit gjerman si trajnere kryesore, duke shënuar një moment historik për futbollin në Gjermani.
Trajnerja 33-vjeçare ishte pjesë e stafit teknik të klubit dhe më parë ka punuar me ekipet e të rinjve të Union Berlin. Ajo do të drejtojë skuadrën deri në përfundim të sezonit, ndërsa klubi synon të stabilizojë situatën në kampionat pas rezultateve të fundit negative.



