Ilir Kërçeli: Kosovës nuk i duhen zgjedhjet e reja, duhet bashkë ta zgjedhim një president

Ilir Kërceli, deputet VV-së, ka folur për zhvillimet politike në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se Kosovës nuk i duhen zgjedhjet.

banner

“Vendit nuk i duhen dhe nuk i nevojiten zgjedhje të reja sepse nuk kanë kaluar as katër muaj prej kur ka përfunduar procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 dhe mendoj se qytetarët kanë votuar për katër vitet e ardhshme dhe mendoj se për vendin është shumë herët, besa edhe pak e dëmshme, që të shkohet tani menjëherë në zgjedhje të reja”, tha Kërçeli.

Tutje, Kërçeli shtoi se kalimi i krizës bëhet bashkërisht nga të gjitha partitë politike.

“Mendoj se duhet të gjithë bashkërisht ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta zgjedhim një president dhe të mos i mundojmë më shumë qytetarët dhe t’i çojmë edhe një herë në zgjedhje, sepse në vitin që lamë pas kishim katër procese zgjedhore, duke përfshirë edhe procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe balotazhin, si dhe dy palë zgjedhje nacionale. Kështu që shpresoj të gjendet një gjuhë e përbashkët, një emër konsensual për president dhe të kalojmë këtë krizë”, tha Kërçeli në Tempus të KTV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.