
Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderaj, ka deklaruar pasurinë në deklarimin zyrtar të pasurisë për vitin 2026.
Pasurinë e ka deklaruar edhe i biri i Sami Lushtakut, Mërgimi, i cili është deputet i PDK-së.
Pasuria e tyre është goxha “përrallore”.
Në regjistrimin e deklarimit të Sami Lushtkaut, në sy bie një fakt interesant.
Pasuria e palujtshme si banesat janë në pronësi të bashkëshortes.

Megjithatë, Lushtaku ka deklaruar tokë, dy banesa, garazha dhe depo, të cilat kapin në vlerë prej mbi 635 mijë euro.
Po ashtu, Lushtaku ka deklaruar dy vetura dhe mbi 35 mijë euro kursime.
Ndërsa deputeti i PDK-së, pra Mërgimi, ka deklaruar dy shtëpi në pronësi të tij.

Një shtëpi me sipërfaqe 400 metra katror në vlerë 140 mijë euro, ndërsa një shtëpi tjetër në vlerë 150 mijë euro.
Deputeti i PDK-së është pronar në dy kompani, ndërsa bashkëpronar në dy të tjera. Së fundmi, Mërgimi është interesuar edhe për tregun e kriptovalutave, pasi ka investuar 3 mijë euro, duke blerë disa lloje të kriptovalutave.




