
Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Maxime Prevot, ka vizituar dy ditë më herët Kosovën.
Në një status në “X”, ai ka pasur fjalë të mëdha për Kosovën, duke e vlerësuar përpjekjet e shtetit tonë në rrugën drejt progresit të besueshëm.
Tutje, kryediplomati belg ka kërkuar një riangazhim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se duhen zbatuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrti.
“Rruga evropiane e Kosova meriton vëmendjen dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme. Ajo duhet të mbështetet në progres të besueshëm. I vlerësoj përpjekjet e Kosova në këtë drejtim. Këto përpjekje tani duhet të njihen edhe nga Bashkimi Evropian në tërësi. Belgjika do të jetë një avokate e fortë në këtë drejtim. Kjo rrugë evropiane duhet të shoqërohet me riangazhim në dialogun Pristina–Beogradi, si dhe me progres të prekshëm në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Kjo është kyçe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar kryedipolmati belg duke shtuar se shteti i tij mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës.



