Gazetari Avxhiu: Eliot Engel e kishte një ëndërr, të bëhej ambasadori i parë i ShBA-së në Kosovën e pavarur

Ruben Avxhiu, gazetar i njohur shqiptar në Amerikë, ka publikuar një rrëfim shumë emocional dhe interesant për mikun e madh të Kosovës dhe shqiptarëve, Eliot Engel, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Në rrëfimin e tij, Avxhiu tregon për festën e shqiptarëve në 10 vjetorin e formimit të LDK-së në ShBA dhe Kanada.

banner

Në këtë takim, Engel kishte vlerësuar se do të ishte gjithmonë i zëshëm për pavarësinë e Kosovës.

““Sa të kem zë dhe forcë”, tha Engel, “do të vazhdoj luftën që Kosova të fitojë edhe pavarësinë. Më pëlqen shumë puna e kongresistit, por e vetmja gjë që do të më bënte të hiqja dorë do të ishte nëse më emërojnë Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Republikën e pavarur të Kosovës”. Ishte një deklaratë që do ta përsëriste edhe në raste të tjera, e që atë ditë i ngriti të gjithë në kombë në “Debal Gardens”” – ka shkruar Avxhiu, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.