Deda ironizon me Kurtin: Ai thërret që gjeopolitika të udhëhiqet nga të majtët, në shtëpi politikën e jashtme ia jep të djathtëve

Ish-deputeti kritikon kryeministrin për qasje kontradiktore dhe mungesë kompromisi në çështjen e presidentit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje mes Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjen e presidentit.

banner

Deda ka vënë në pah atë që e konsideron si kontradiktë në qasjen e Kurtit, duke thënë se ai në diskursin ndërkombëtar mbështet që gjeopolitika të udhëhiqet nga e majta, ndërsa në politikën e brendshme vepron ndryshe.

“Ai që thërret që gjeopolitika të udhëhiqet nga të majtët, ndërsa në shtëpi të vetën ia ofron politikën e jashtme të djathtës, nuk do as proces politik për figurën e presidentit/es, as nuk do president konsensual e as nuk do qeverisje të suksesshme”, ka deklaruar Deda.

Sipas tij, mungesa e kompromisit dhe qasja aktuale politike po e thellojnë krizën institucionale në vend. Ai shtoi se krizat e vazhdueshme, sipas tij, janë të qëllimshme dhe synojnë kontroll më të madh politik.

Reagimi i Dedës vjen në kohën kur kanë mbetur edhe pak ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa dështimi i këtij procesi mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.