“Çizmja e Serbisë mo s’ka me shkelë në këtë shtet”, Vjosa Osmani shkon në familjen e Afrim Bunjakut pas vendimit

Osmani pas vendimit për sulmin në Banjskë: Kosova do ta ruajë territorin dhe lirinë e saj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, pas vendimit të Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, ku dy të akuzuar u dënuan me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 30 vjet burg.

banner

Gjatë vizitës, Osmani theksoi se Kosova gjithmonë ka pasur djem që i kanë dalë zot vendit, duke vlerësuar lartë sakrificën e Bunjakut dhe familjes së tij. Ajo u shpreh se liria e fituar duhet të ruhet vazhdimisht.

“Sakrifica për këtë vend nuk ka mbaruar ende… këtë liri po duhet me ruajt, territorin tonë po duhet me ruajt, shtetin tonë po duhet me ruajt. E lum Kosova që ka e ka pasë djem si Afrim Bunjaku që i kanë dalë zot gjithmonë”, tha ajo.

Osmani kritikoi gjithashtu Serbinë, duke thënë se Kosova është përballur historikisht me sfida nga fqinji verior, por theksoi se territori i vendit është i paprekshëm.

Duke folur për drejtësinë, ajo theksoi se vendimi i sotëm nuk është i mjaftueshëm pa dorëzimin e Milan Radoičić dhe personave të tjerë të përfshirë në sulm.

“Duhet Radoiçiqi me u dorëzu në Kosovë dhe me marrë dënimin e merituar… ai e ka dhënë urdhrin, e dimë të gjithë”, deklaroi Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.