Hamza refuzon ofertën e VV-së: Aspak serioze, në PDK çështja e presidentit është e mbyllur

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, është deklaruar rreth ofertës së VV-së për të propozuar bashkë me LDK-në tre emra për president.

Hamza e ka refuzuar këtë ofertë, duke e quajtur “aspak serioze”.

banner

“Ky ështe një nga propozimet e radhës me qëllim vetëm të gjejë fajtorë për të adresuar moasaftësinë e tij. Ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë veprimet e nevojshme jo për të tentuar me oferta të minutave të fundit. Andaj në PDK kjo çështje është e mbyllur, ështe diskutuar gjerë e gjatë, është bërë publike që përkundër rolit konstruktiv nuk kemi pasur mirëkuptim nga zotri Kurti dhe Vetëvendosje. Për PDK-në kjo çështje është e mbyllur. Nuk është ofertë kjo. Aspak nuk është serioze”, ka shtuar Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.