
Ish-presidentja e Kosovës flet për historinë e vendit dhe rëndësinë e së vërtetës në funksionimin demokratik
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për historinë e Kosovës, duke e përshkruar atë si një rrugëtim nga dhimbja drejt lirisë dhe demokracisë.
Në një intervistë me gazetarin Angus Hervey gjatë konferencës TED Conference Vancouver në Vancouver, Osmani theksoi rëndësinë thelbësore të së vërtetës për funksionimin e demokracisë.
“E vërteta është oksigjeni i demokracisë. Kur e minon të vërtetën, minon vetë demokracinë. Si fëmijë i luftës, kam dëshiruar dikë që ta shpëtojë popullin tim. Sot jam në pozita ku vendimet merren, por kurrë nuk e harroj atë që na solli këtu. Historia e Kosovës tregon se kur e mbrojmë të vërtetën çdo ditë, edhe vende të vogla mund të inspirojnë ndryshim të madh në botë”, u shpreh Osmani.
Ajo shtoi se demokracia mund të mbrohet vetëm përmes përkushtimit të vazhdueshëm për të mbrojtur të vërtetën, duke e cilësuar këtë si themel të çdo shoqërie demokratike.



