Pas Britanisë, edhe ShBA mohon mbështetjen për Feride Rushitin

Pas ambasadës së Mbretëria e Bashkuar në Prishtinë, edhe ajo e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mohuar se ka përkrahur kandidaturën e Feride Rushiti për presidente të vendit.

Pas dështimit të zgjedhjes së saj për shkak të mungesës së kuorumit dhe vendimit për të shkuar në zgjedhje të reja, Rushiti së bashku me Albin Kurti mbajtën një konferencë për media pas orës 24:00, ku u deklarua se ajo kishte përkrahjen e ambasadave për kandidimin e saj.

banner

Megjithatë, këto pretendime janë mohuar nga përfaqësitë diplomatike.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane për Insajderin deklaroi:
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë rol në propozimin e kandidatëve për procesin zgjedhor presidencial në Kosovë. Është përgjegjësi e Kuvendit dhe udhëheqësve politikë të zgjedhin presidentin.”

Gjatë ditës, edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar përgënjeshtroi pretendimin e bërë nga kryetari i Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidatja e këtij subjekti për presidente, se kishte mbështetur kandidaturën e saj, duke theksuar se nuk ka rol në propozimin apo përkrahjen e kandidatëve për këtë post.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.