Shumë reagime kundër vendimit të Gjykatës Speciale për shtyrjen e aktgjykimit ndaj Thaçit e të tjerëve

Vendimi i Gjykatës Speciale për zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit për ish- krerët e UÇK-së, ka ngjallur reagime të shumta. PDK-ja e ka quajtur vonesë të pajustifikueshme, dhe të ndikuar nga kalkulimet politike.

E platforma “Liria ka Emër” e ka cilësuar si precedent i keq për drejtësinë ndërkombëtare. Gjatë së mërkurës, Avokati i Popullit u është drejtuar me një letër shumë diplomatëve, në të cilën ka shprehur shqetësimin për shkelje gjatë procesit gjyqësor, e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dorëzuar në Speciale një peticion me mbi 200 mijë nënshkrime, shkruan KOHA.

banner

Gjykata Speciale e ka konfirmuar zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, vendim që ka nxitur reagime në Kosovë.

Për më shumë lexojeni shkrimin duke klikuar këtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.