Fatmir Limaj: PDK me Nismën i merr 30-40 mijë vota më shumë, ndryshe s’kandidoj fare

Kreu i Nismës paralajmëron letër zyrtare për Bedri Hamzën dhe thotë se pa koalicion me PDK-në do të mbetet jashtë Kuvendit.

Fatmir Limaj ka deklaruar se një bashkim mes Nisma Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Kosovës do t’i sillte kësaj të fundit deri në 30-40 mijë vota shtesë.

banner

Në emisionin “Debat Plus”, Limaj tha se një koalicion i tillë do të krijonte sinergji dhe mobilizim më të madh opozitar.

“PDK i merr 30-40 mijë vota shtesë për shkak të sinergjisë me Nismën”, është shprehur ai.

Ai ka bërë të ditur se do t’i dërgojë letër zyrtare kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për të shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

“Nga nesër unë do të komunikoj edhe me letër, të shpreh vullnetin që jam i gatshëm për një gjë të tillë ta bëjmë bashkë”, ka deklaruar Limaj.

Sipas tij, vendi ka nevojë për ndryshim dhe opozita duhet të largohet nga logjika përjashtuese.

Madje, Limaj ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë fare në zgjedhje nëse nuk arrihet marrëveshje me PDK-në.

“Si Nismë, para tre muajsh e kemi marrë përgjigjen nga qytetari. Do të bëjmë opozitë jashtë Kuvendit”, ka thënë ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.