Haxhiu nuk “lëshon pe”, i liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr më 2022

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për lirimin nga detyra të 18 gjyqtarëve serbë të dorëhequr më 2022.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më 27 gusht, Këshilli Gjyqësor i Kosovës pati refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve nga sistemi gjyqësor në vitin 2022. KGJK-ja i pati propozuar Haxhiu, lirimin nga detyra të këtyre gjyqtarëve.

banner

Pas vendimit të KGJK-së pati reaguar edhe Bashkimi Evropian që shprehu “keqardhje të thellë”.

BE-ja pati kërkuar që çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë të zgjidhet në kuadër të dialogut.



























































Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.