
Zyrtari i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Donçe dhe, sipas tij, edhe qëndrimeve të Albin Kurtit për krerët e UÇK-së.
“Asgjë e re. Pa merak Donçe. Njëjtë si Fatosi dhe ju mendon edhe Albin Kurti”, shkroi Behrami.
Ai tha se dallimi është se Kurti, sipas tij, nuk e pranon publikisht këtë qëndrim.
“Veç ndryshe prej juve dyve, Albini është tux dhe nuk guxon me pranu”, deklaroi ai.
Behrami u shpreh se lirimi i krerëve të UÇK-së do të shënojë fundin politik të kundërshtarëve të tyre.
“Ju e dini, atë ditë që lirohen krerët e UÇK-së, atë ditë shënon fundin tuaj politik”, tha ai.
Në fund, Behrami shtoi:
“E kjo ditë është shumë afër!”



