Kurti arsyeton 2 milionët për fluturimet: Pa subvencionim, mërgata rrezikonte të mos vinte këtë verë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Kosovën me vendet prej nga vjen mërgata.

Kurti tha se subvencionimi i fluturimeve bëhet nga shumica e vendeve të rajonit për nxitjen e turizmit dhe mbështetjen e diasporës.

banner

“Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, vendimi është marrë për të shmangur anulimin e fluturimeve gjatë muajve korrik dhe gusht për shkak të rritjes së kostos së karburantit.

“Anulimi i fluturimeve në muajt e verës do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund të vinin”, tha Kurti.

Ai shtoi se kjo do të kishte pasoja edhe për ekonominë e vendit.

“E kjo do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit”, u shpreh ai.

Kurti mohoi pretendimet se fondi lidhet me zgjedhjet.

“Nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje”, deklaroi ai.

Në fund, ai tha se masa mbulon sezonin veror deri në fund të tetorit dhe u uroi mirëseardhje mërgimtarëve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.