Fatmir Limaj viziton familjen e Hashim Thaçit për Bajram: “Nana Hyrë është simbol i qëndresës dhe krenarisë”

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se në ditën e Kurban Bajramit ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Limaj tha se vizita te nana Hyrë dhe familja Thaçi ishte vizitë te qëndresa dhe atdhedashuria.

banner

“Në këtë ditë të shenjtë të Bajramit, vizita te nana Hyrë dhe familja e mikut tim Presidentit Hashim Thaçi ishte vizitë te qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria”, shkroi ai.

Sipas Limajt, nëna e Thaçit po përjeton mallin për djalin e saj që ndodhet në Hagë, por njëkohësisht edhe krenarinë për rrugën e tij.

“Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga, shihet malli, por mbi të gjitha krenaria për rrugën dhe sakrificën e tij për Kosovën”, deklaroi Limaj.

Ai tha se nana Hyrë simbolizon forcën e nënave shqiptare.

“Nana Hyrë qëndron e fortë, ashtu siç kanë qëndru gjithmonë nanat shqiptare”, u shpreh ai.

Në fund, Limaj uroi që festat e ardhshme të kalohen bashkë me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.