Osmani mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni, me dashurinë për Kosovën

Vjosa Osmani, ish-presidente e Kosovës, ka votuar.

Ajo ka ftuar qytetarët që të votojnë.

banner

Postimi i plotë:

Kosova ka kaluar shumë sfida, por gjithmonë ka gjetur forcën të ecë përpara falë qytetarëve të saj. Falë njerëzve që nuk janë dorëzuar kurrë para zhgënjimit, që kanë vazhduar të besojnë se e nesërmja mund të jetë më e mirë se e djeshmja.

Sot, fuqia është në duart tuaja, qytetarë të dashur. Fuqia është në një votë e një vendim që askush tjetër nuk mund ta marrë në vend tuajin.

Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shpresën tuaj dhe me dashurinë për Kosovën.

Sepse demokracia është gjithnjë më e fortë kur flasin qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.