
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka publikuar një shkrim në profilin e saj, të cilin e ka titulluar “Teologjia e ushkurit”.
Berisha ka shtruar një pyetje, që më shumë ngjan në retorike.
“Pse predikuesit fetarë janë kaq shumë të preokupuar me çështjet rreth ushkurit?” – ka pyetur Berisha.
Postimi i plotë:
Teologjia e ushkurit.
…
Pse predikuesit fetarë janë kaq shumë të preokupuar me çështjet rreth ushkurit?
Janë si Frojdi, veçse psikanalizën e bëjnë në emër të Zotit.
Flasin për shpirtin, por mendjen e kanë te ushkuri.
Pse?
Pse të intereson ty jeta personale e popujve?
Kjo është magjepsje.
Vallahi.
…
Nuk u mjafton shpirti.
Se nuk rehatohen pa u hyrë popujve në dhomat e fjetjes.
Një hoxhë nga Tetova kish provuar në Zvicër për t’iu treguar se çka është ushkuri hallall.
E pastaj Zvicra ia kish treguar derën.
Dhe drynin e ndryshkur të ushkurit.
Por hoxha kish dalë nga dritarja.
Me dinjitet.
…
Ndoshta s’është hiç siç po them unë, që s’besoj, por s’është e hijshme që një hoxhë të flasë si seksolog.
E vetes ia lejojnë sa gra të duan.
(Dhe, natyrisht, s’kam gjë kundër.)
…
Kur Edi Rama e mori pushtetin më 2013, e kam pasur një shkrim që Ramës i ka pëlqyer shumë:
“Berishën nuk e mundi Rama, por e mundi seksi.”
E dija që e hëngër.
Sepse Berisha ishte aq i preokupuar me seksin e Ramës.
Dhe beso:
Kushdo që ka hyrë i paftuar në dhomat e huaja të fjetjes… nuk ka dalë më…
krenar.
…
P.S.
Na fol për varfërinë në sofër dhe në shpirt.
Për lutje që ta zbusin trishtimin.
Për ëndrrën që ta nxjerr gjumin.
Na trego se si të mbesim besimtarë, pasi e humbim shpresën.
Si të shkojmë diku, kur më s’e presim askënd të na vijë.
Për dashuri na fol, o Zot.
Se mbaruam.
E hiqmu ushkurit.



