Fatma Haxhialiu: Tragjedia e Ramës është se Gen Z nuk e sheh më si simbol të modernitetit

Gazetarja Fatma Haxhialiu ka analizuar raportin e kryeministrit Edi Rama me brezin e ri, duke argumentuar se Gen Z nuk e sheh më atë si figurë moderne dhe rebele, por si pjesë të establishmentit që dikur sfidonte.

Sipas saj, Rama për vite me radhë ishte politikani më modern në Shqipëri, por koha ka ndryshuar dhe brezi i ri funksionon me kode krejt të tjera kulturore.

banner

“Ka një arsye pse Edi Rama duket më i irrituar nga Gen Z sesa nga opozita. Sepse opozitën e ka mundur shumë herë. Por kohën jo”, ka shkruar Haxhialiu.

Ajo vlerëson se brezi i rritur me TikTok, YouTube, meme dhe kulturën e internetit nuk impresionohet më nga imazhi politik që Rama ka ndërtuar ndër vite.

“Për brezin e prindërve të tyre, Rama ishte ndryshimi. Për ta, Rama është establishmenti”, thekson ajo.

Sipas Haxhialiut, protestat e fundit kanë edhe një dimension kulturor, pasi një brez i ri po refuzon jo vetëm politikisht, por edhe simbolikisht figurën e kryeministrit.

“Ti mund të jesh ende në pushtet. Por nuk je më cool”, përmbledh ajo mesazhin që, sipas saj, Gen Z po ia dërgon Ramës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.