Behgjet Pacolli: Nesër rikthehemi në Aeroportin e Vlorës, rifillojnë punimet

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka njoftuar se kompania MABCO do të rifillojë nesër punimet në Aeroportin e Vlorës, pas disa muajsh bllokadë dhe kontestesh ligjore.

Sipas Pacollit, në kantier do të rikthehen mbi 200 specialistë të MABCO-s dhe nënkontraktorëve, ndërsa veprimi do të ndërmerret në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë, Asamblesë së Aksionarëve të VIA-s dhe kërkesat e institucioneve shqiptare.

banner

“Rifillimi i punimeve shënon rikthimin e ligjshmërisë dhe respektimin e vendimeve të institucioneve juridike dhe atyre kompetente”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka akuzuar persona të paautorizuar dhe struktura të Policisë së Shtetit për pengimin e punimeve dhe sekuestrimin e pajisjeve të nënkontraktorëve gjatë muajve të fundit.

Pacolli ka theksuar se MABCO ka investuar mbi 310 milionë euro në projekt dhe ka bërë thirrje që të respektohen vendimet gjyqësore, në mënyrë që aeroporti të përfundojë dhe të hapet sa më shpejt për operim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.