Ulsi Manja: Nuk ka hajvanllëk më të madh se të vish nga Kosova për të rrëzuar qeverinë në Tiranë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka reaguar pas pjesëmarrjes së shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat që po mbahen në Tiranë, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të distancohet nga kjo dukuri.

Në një reagim publik, Manja tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk ka lidhje me organizimin e protestuesve, atëherë duhet ta dënojë publikisht këtë veprim.

banner

“Dakord Kryeministër, dakord, me ty jam, po nëqoftëse Albin Kurti nuk paska lidhje me këtë çorbë qensh dhe ishalla s’ka, pse nuk distancohet qeveria e tij nga ky turp me gjoja ‘diasporë’?!”, ka shkruar ai.

Më tej, Manja ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj pjesëmarrësve nga Kosova.

“Unë mendoj se nuk ka hajvanllëk më të madh se sa të vish nga Kosova për të rrëzuar qeverinë në Tiranë”, është shprehur ai.

Sipas tij, një veprim i tillë nuk e dëmton vetëm Shqipërinë, por i shërben edhe kundërshtarëve të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.