
Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar ndaj kritikave dhe ironive të drejtuara ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e tyre në protestat e Tiranës, duke i akuzuar disa analistë se po i përçmojnë bashkëkombësit për interesa politike.
Sipas Behlulit, shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në çështjen kombëtare shqiptare, duke përmendur pjesëmarrjen e tyre në luftëra, fondin 3% të Ibrahim Rugovës dhe mbështetjen për UÇK-në.
“Shqiptarët e Maqedonisë kanë luftu me pushkë për Shqipërinë, për Kosovën, e krejt në fund për veten. Ka edhe dëshmorë. Ata kanë kontribu në fondin e 3% të Ibrahim Rugovës e fondin për UÇK”, ka shkruar ai.
Behluli ka theksuar gjithashtu simbolikën kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur shtatoret e Skënderbeut dhe Hasan Prishtinës në Shkup.
Ai ka akuzuar kritikët e tyre se nuk e njohin historinë dhe realitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Pra këta argatë janë bashkim i injorancës dhe poshtërsisë. Prandaj nuk përtrojnë të ofendojnë shqiptarët veç për interes të Edi Ramës”, ka deklaruar Behluli.



