Visar Azemi: Jemi të gatshëm të takohemi me Kurtin për një marrëveshje politike

Sekretari organizativ i LDK-së, Visar Azemi, ka deklaruar për RTV21 se deri më tani nuk ka parë një përpjekje serioze nga Kurti për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Sipas tij, përpjekjet serioze nuk bëhen vetëm përmes deklaratave publike, por kërkojnë takime të drejtpërdrejta me partitë politike, oferta konkrete dhe gatishmëri për kompromis.

banner

“Kosova ka humbur shumë nga bllokadat politike. Qytetarët presin që së shpejti të kemi institucione të reja. Deri më tash nuk kam parë një përpjekje serioze të zotit Kurti për një marrëveshje politike. Këto përpjekje serioze nuk bëhen vetëm përmes deklaratave publike, por kërkojnë takime dhe dialog të drejtpërdrejtë me partitë politike, oferta konkrete dhe, mbi të gjitha, gatishmëri për kompromis”, ka thënë Azemi.

Ai theksoi se si partia e parë në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e ka përgjegjësinë kryesore për ndërtimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e një klime bashkëpunimi.

Azemi shtoi se LDK-ja është e gatshme për një marrëveshje politike, por ajo duhet të garantojë stabilitet institucional afatgjatë dhe jo vetëm votat e nevojshme për kalimin e hapave të parë të konstituimit të Kuvendit.

“Çdo bisedë serioze duhet të jetë e hapur, e sinqertë dhe e bazuar në një marrëveshje politike që i jep vendit stabilitet, e jo vetëm një zgjidhje të përkohshme për numrat në Kuvend”, deklaroi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.