Nesër nis Panairi i Librit “Prizreni 2026”, pesë ditë me autorë, historianë dhe studiues

Edicioni XVIII i Panairit të Librit “Prizreni 2026” do të nisë nesër, më 29 korrik, në Shatërvan të Prizrenit, duke sjellë për pesë ditë një program të pasur me promovime, diskutime dhe takime me shkrimtarë, historianë e studiues.

Sipas programit, hapja zyrtare e panairit do të bëhet në orën 20:00. Më pas, në orën 20:15, do të mbahet një diskutim me studiuesit nga Shkupi, Zeqirija Ibrahimi, Ismail Sinani dhe Rizvan Sulejmani, i moderuar nga Ditar Kabashi.

banner

Më 30 korrik, programi do të vazhdojë me historianin Shasivar Kabashi dhe leksikografin Agim Mullafetahu, ndërsa më 31 korrik do të jenë shkrimtari Skënder Zogaj dhe shkrimtarja Hatixhe Çollaku-Ademaj.

Më 1 gusht, para publikut do të ligjërojnë historianët Agron Islami dhe Shpend Avdiu, ndërsa më 2 gusht do të mbahet një takim letrar me shkrimtaren Donika Dabishevci, pasuar nga ceremonia e mbylljes së edicionit të 18-të të panairit.

Panairi i Librit “Prizreni 2026” organizohet nga Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Komunës së Prizrenit. Gjatë pesë ditëve, vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete letrare e kulturore në zemër të qytetit të Prizrenit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.