
Policia e Kosovës ka njoftuar publikun për masat e shtuara të sigurisë, të cilat janë marrë në prag të vendimit të Gjykatës Speciale më 16 shtator.
Policia ka sqaruar se masat e sigurisë janë pjesë e vlerësimit operativ.

“Në raste të tilla, sikurse edhe në rastin e marshit solidarizues paqësor të datës 12 shtator 2026, dhe në tubime apo aktivitete të ndryshme, masat planifikohen në funksion të menaxhimit të sigurt të tubimeve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, qarkullimit të trafikut rrugor si dhe garantimit të mbarëvajtjes së aktiviteteve” – ka shkruar Policia.



