
LDK-ja ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga Debat Plus, ku raportohej për një bisedë për të bindur një delegatë të nënshkruajë për të ftuar Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së.
LDK-ja ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë këtë audio-incizim.

Tutje, LDK-ja ka dënuar presionin ndaj delegatëve.
“Prandaj, organet kompetente të LDK-së do të iniciojnë menjëherë dhe pa asnjë vonesë, procedurat statutare dhe disiplinore ndaj këtyre anëtarëve të LDK që rezultojnë të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite” – thuhet në reagimin e LDK-së.



