Kusari-Lila paralajmëron kompanitë e naftës: Nëse deri nesër bie çmimi, e kthejmë çmimin tavan

Mimoza Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), ka pasur një paralajmërimi për kompanitë e naftës.

Në Kuvend, ajo ka vlerësuar se nëse deri nesër nuk ka rënie të çmimit, atëherë do të kthehet çmimi tavan.

“Pozitive në këto dy ditët e fundit është fillimi i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në tregun në Kosovë, ne do ta kthejmë çmimin tavan, pasi kemi bazë ligjore ta bëjmë atë”, deklaroi Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës, pas pyetje nga deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.