Vazhdojnë rrënimet rreth Ujmanit, shembet hoteli pa leje

Përfaqësues të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës kanë nisur aksionin e radhës për rrënimin e hotelit “Jezero” në pronën e kësaj ndërmarrje, përreth Liqenit të Ujmanit. 

Siç ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, aksioni po asistohet nga Policia e Kosovës.

banner

Elshani ka bërë të ditur se Policia po e asiston ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij procesi.

Aksioni është ndërmarrë pasi ka skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për shfrytëzuesit e objektit që ta lirojnë pronën, për të cilën ndërmarrja ka deklaruar se është uzurpuar.

Ditë më parë, u rrënuan 11 vila të ngritura po ashtu ilegalisht në zonën e Ujmanit. Edhe ai u veprim u mor me kërkesë të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, në pronën e së cilës u ngritën objektet.

Megjithatë, rrënimi i tyre nxiti reagimin e partnerëve ndërkombëtare. Sipas tyre nuk u respektua procedura e rregullt ligjore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.