Mesazhet e publikuara, VV-ja e denoncon Përparim Ramën në prokurori për “legalizime të jashtëligjshme”

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar të enjten një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, duke pretenduar se janë përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve, shkruan KOHA.

Asamblistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berita Abazi, ka thënë se kallëzimi është bazuar në një sinjalizim anonim që, sipas saj, është pranuar përmes emailit te një grup i asamblistëve një ditë më parë.

banner

Sipas Abazit, sinjalizuesi ka dërguar mesazhe që pretendojnë për legalizime të jashtëligjshme dhe shuma të mëdha parash, ndërsa në komunikimet e paraqitura përmendet shefi i kabinetit të Përparim Ramës.

“Në këto mesazhe, personi në fjalë, përveç se përmend kompani ndërtimi dhe objekte ndërtimi, përmend edhe shuma parash dhe vetë pretendon se këto legalizime janë të jashtëligjshme”, deklaroi Abazi.

Ajo ka thënë se, duke pasur parasysh seriozitetin e pretendimeve, VV-ja ka vendosur ta dorëzojë zyrtarisht kallëzimin penal dhe t’i kërkojë Prokurorisë Speciale të nisë hetime të menjëhershme.

“Ky është një skandal i madh. Këto keqpërdorime, këto legalizime të jashtëligjshme, janë kriminalitet në nivel të lartë. Është detyrë e Prokurorisë të vërtetojë nëse këto pretendime të sinjalizuesit janë të vërteta”, u shpreh Abazi.

Disa prej asamblistëve të VV-së në kryeqytet gjatë ditës së djeshme kanë publikuar ‘screenshot’ të bisedave në rrjetin social Snapchat, ku pretendohet për dallavere me legalizime në Komunën e Prishtinës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.