Vlora Çitaku: Mërgimtarët presin me orë në kufi, Kurti u tregon përralla me gjermanë e rusë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar situata e mërgimtarëve që po përballen me pritje të gjata në kufijtë e vendeve përreth Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku tha se mërgimtarët po presin me orë të tëra në kufij, të lodhur pas një udhëtimi të gjatë drejt vendlindjes.

banner

Sipas saj, në vend që të kontaktonte menjëherë autoritetet e Kroacisë dhe Malit të Zi dhe të koordinonte veprimet për zgjidhjen e situatës, Kurti ka zgjedhur një qasje tjetër.

“Në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, të koordinonte veprimet me autoritetet e atjeshme dhe të dërgonte Ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Albin Kurti ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo shtoi se mërgata nuk ka nevojë për “ligjërata ideologjike”, por për një shtet që vepron.

“Ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë”, ka shkruar Çitaku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.