Ligji për Specialen, Kos: Rrezikon të minojë çdo përparim, po dialogojmë me Qeverinë e Kosovës

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se janë në dialog me Qeverinë e Kosovës sa i përket amendamenteve për Ligjin për Gjykatën Speciale.

Derisa ka folur për përparimin e vendit në reforma, ka thënë se ky proces mund të minohet për shkak të këtyre amendamenteve.

“Tash me qeverinë e re, shpresoj që shteti ta ketë mundësinë të ecë para. Amendamentet në Ligjin për Specialen rrezikojnë ta minojnë çdo përparim, por tashmë jemi në dialog sa i përket këtyre amendamenteve me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.