Bisedimet me LDK-në, Konjufca: Jam shumë optimist se do të kemi marrëveshje për të gjitha pozitat e larta

Glauk Konjufca, ministër në detyrë i MPJD-së, ka folur në lidhje me situatën e tanishme politike, ku pritet të rifillojnë bisedimet mes VV-së dhe LDK-së për formimin e institucioneve.

Konjufca ka paralajmëruar thellimin e negocitave me LDK-në.

banner

Tutje, Konjufca është shprehur optimist se ka shpresa edhe për presidentin.

“Po, edhe për Presidentin ka shpresa. Ne do të hyjmë në negociata më të thelluara me Lidhjen Demokratike të Kosovës, qysh e ka shpjegu edhe vetë kryeministri, edhe pastaj të shohim se çfarë epilogu po sjell ky proces”, tha ai.

“Qëllimi ka qenë, edhe prej anës së LDK-së, është shpjeguar prej Kryesisë së kësaj partie që do të jenë të gatshëm të bisedojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas kësaj, atëherë, jam shumë optimist që do të kemi një marrëveshje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës. Do të kemi një zgjidhje besoj”, shtoi Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.