Çitaku kritikon Kurtin: Albin, mjaft – Kosova nuk mund të mbahet peng për një njeri

Vlora Çitaku, deputete e PDK, ia ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas mospropozimit të emrit për kryetar të Kuvendit dhe ndërprerjes së seancës.

Çitaku ka kërkuar nga Kurti që të konstituojë Kuvendin.

banner

Postimi i plotë:

Sot u pa qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për Kryetar të Kuvendit dhe që Kuvendi të mos votohej për konstituimin e tij. Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë krejtësisht e qartë në aktgjykimin e saj: Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Mosveprimi i sotëm nuk është vetëm papërgjegjësi politike. Është shpërfillje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe e detyrimeve që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kosova nuk mund të mbahet peng për llogari të kalkulimeve politike të një njeriu apo një partie.

Albin, mjaft. Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.