Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi bëhen shtetas të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi.

Ceremonia është zhvilluar në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre shumëvjeçar në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe çështjes së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

banner

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi kanë qenë ndër zërat e njohur në Uashington në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe në përpjekjet për afirmimin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.