Ekstradohet nga Spanja Dukagjin Nikollaj, i dyshuar për rastin në “Bon Vivant” – policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me një ekstradim nga Spanja. Sipas njoftimit zyrtar, i ekstraduari kërkohej për përfshirjen në një rast në Prishtinë dhe akuzohet për “vrasje në tentativë”.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 06.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”” – ka njoftuar PK-ja.

banner

Mediat raportojnë se i ekstraduari është Dukagjin Nikollaj, i dyshuar për përfshirjen në rastin e Bon Vivantit, ku mbeti një i vrarë, katër të plagosur nga arma e zjarrit dhe 17 të tjerë pësuan lëndime.

Sinjali shkruanr se rasti kishte ndodhur më 4 gusht 2023 në rrugën “Rexhep Luci”, pas një mosmarrëveshjeje në lokalin e njohur “Bon Vivant”, ku dyshohet se mes disa personave ishin përdorur edhe armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, Kastriot Ramadani kishte humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit. Po ashtu, 17 persona, prej tyre tre burra dhe 14 gra, kishin marrë lëndime nga thyerja e gotave dhe shisheve të qelqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.