Hoti kritikon VV-në: Institucionet bëhen me kompromis, jo duke shantazhuar me zgjedhje të reja

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas qëndrimeve të fundit të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Hoti ka thënë se LDK-ja ka vullnet për të ndihmuar në themelimin e institucioneve, por sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm nëse palët tregojnë gatishmëri për kompromis.

banner

“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis”, ka shkruar Hoti.

Ai ka kritikuar edhe paralajmërimet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rast të mosarritjes së marrëveshjes.

“Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka përfunduar Hoti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.