Ilir Deda: A ka Kosova profesorë të Fakultetit Juridik që t’i tregojnë këtij mileti në çfarë gjendje kushtetuese jemi?

Ish-deputeti Ilir Deda u ka bërë thirrje profesorëve të Fakultetit Juridik që të dalin publikisht dhe të shpjegojnë situatën kushtetuese në të cilën, sipas tij, ndodhet Kosova.

Deda ka kërkuar që këtë ta bëjnë juristët që, siç është shprehur ai, nuk kanë interesa nga pushteti dhe kanë integritet profesional.

banner

“A ka Kosova profesorë të fakultetit juridik që – pa interes nga pushteti, por me integritet profesional – dalin sot e i tregojnë këtij mileti në çfarë gjendje kushtetuese jemi?”, ka shkruar Deda.

Sipas tij, profesorët dhe ekspertët juridikë duhet të tregojnë më shumë guxim për të folur publikisht për situatën aktuale.

“Sot në liri duhet të keni shumë më shumë guxim që të flitni se sa në të kaluarën, sepse Kosova sot është jashtë binarëve kushtetues – pa u.d. presidente, pa qeveri në detyrë dhe pa kuvend me mandat kushtetues”, ka deklaruar ai.

Në fund, Deda u ka bërë thirrje ekspertëve juridikë që të kontribuojnë edhe në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Dilni, flisni dhe jepni kontribut në zgjidhje të kësaj situate!”, ka përfunduar Deda.

Postimi i tij i plotë:

A ka Kosova profesorë të fakultetit juridik që – pa interes nga pushteti, por me integritet profesional – dalin sot e i tregojnë këtij mileti në çfarë gjendje kushtetuese jemi?

Sot në liri duhet të keni shumë më shumë guxim që të flitni se sa në të kaluarën, sepse Kosova sot është jashtë binarëve kushtetues – pa u.d. presidente, pa qeveri në detyrë dhe pa kuvend me mandat kushtetues.

Dilni, flisni dhe jepni kontribut në zgjidhje të kësaj situate!

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.