
Ka vdekur burri që dyshohej se të dielën pati vrarë bashkëshorten shtatzënë në Malishevë.
Burri pati marrë plagë nga arma e zjarrit dhe që nga orët e mbrëmjes të së dielës ishte në gjendje kritike shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“I dyshuari në rastin e veprës penale “Vrasje e rëndë”, e cila ka ndodhur më datë 23.08.2026, në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.
Elezaj ka thënë se procedurat hetimore lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin kompetent.
26-vjeçari dyshohej që pati vrarë me armë zjarri 25-vjeçaren, që ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. Vrasja tronditi Kosovën dhe nxiti reagime të shumta.



