
Publicistja Flaka Surroi ka reaguar lidhur me Fatmir Shehollin, duke ngritur pyetjen nëse ai është ose jo përfitues i statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“E tash, hala nuk e kam të qartë një gjë: Sheholli a është, a nuk është, veteran i UÇK-së?”, ka shkruar Surroi.

Ajo ka shtuar se, nëse Sheholli figuron në listat e veteranëve, kjo do të ishte edhe një arsye më shumë që ato lista të rishikohen.
“Nëse është, një arsye më tepër me i pastru listat”, ka shkruar Surroi.


