RTK raporton: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas burimeve të RTK-së, nga sot Policia e Kosovës ka filluar të marrë përgjegjësinë për sigurimin e urës, e cila për vite me radhë ka qenë nën përgjegjësinë e misioneve ndërkombëtare të sigurisë.

banner

Ky zhvillim paraqet një tjetër hap në procesin e kalimit të përgjegjësive të sigurisë tek institucionet vendore.

Ura kryesore mbi lumin Ibër ka qenë për vite një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Mitrovicë dhe njëkohësisht simbol i ndarjes mes pjesës jugore dhe veriore të qytetit.

Kalimi i përgjegjësive te Policia e Kosovës vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me rolin e institucioneve vendore në garantimin e sigurisë.

Gazeta Politika nuk ka arritur të konfirmoj në mënyrë të pavarur raportimin e RTK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.