
Albulena Haxhiu, u.d. e presidentes së Kosovës, ka folur nga Kuvendi i Kosovës, ku PDK-ja dhe AAK-ja po protestojnë për mosftimin e seancës së Kuvendit nga ana e Avni Deharit, deputet i VV-së dhe kryesues i seancës.
Ajo ka pasur kritika për këtë protestë.

“Kur nuk ke kauzë, veprimet janë banale, duken banale. Prandaj, nëse këta mendojnë që kjo është forma që të shkojnë përpara, le ta bëjnë, por këta kanë probleme të lidershipit dhe prandaj edhe veprimet i kanë të pakontrolluara”



