
Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK, i ka reaguar Avni Deharit, i cili e ritheksoi se nuk do ta ftojë seancën e Kuvendit pa pasur një marrëveshje dhe nga frika e mundësisë së përplasjes fizikeZ
Deliu e ka cilësuar këtë si një arsyetim skandaloz.

Postimi i plotë:
Ky arsyetim është skandaloz.
Seanca nuk thirret sepse “mund të ketë konflikt fizik”?!
Nëse frika nga tensioni mes deputetëve do të ishte arsye për të mos mbajtur seanca, atëherë Kuvendi i Kosovës s’do të duhej të ishte mbledhur asnjëherë në historinë e tij.
Kuvendi nuk funksionon vetëm kur partitë pajtohen. Përkundrazi, ekziston pikërisht sepse partitë nuk pajtohen: debatojnë, propozojnë dhe votojnë.
Kush e drejton seancën nuk ka mandat ta zëvendësojë votën me kushtin: “Merruni vesh njëherë, pastaj ejani në Kuvend.”
Thirre seancën. Respekto rregulloren. Lëri deputetët të votojnë.
Kaq është puna.



