
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka bërë ndonjë ofertë publike për koalicion me PDK-në.
“Ashtu siç nuk e ka as PDK-ja ndonjë ofertë të deklaruar”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, nga qëndrimet e deritanishme nuk duket se Vetëvendosje është e interesuar për krijimin e një koalicioni, veçanërisht me PDK-në.
Haliti ka thënë se Vetëvendosje nuk është e interesuar për koalicion, “në këtë rast më së paku me PDK-në”.
Ai ka deklaruar se personalisht do ta mbështeste çdo koalicion për të cilin partitë arrijnë marrëveshje, por ka theksuar se nuk mund ta detyrojë PDK-në të hyjë në një koalicion.



