Halil Matoshi: Bekim Sejdiu është kandidat me dije e integritet, s’ka arsye të mos votohet edhe nga PDK e Aleanca

Analisti Halil Matoshi ka vlerësuar pozitivisht kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, duke e cilësuar atë si një figurë me dije, integritet dhe përvojë të gjerë institucionale e diplomatike.

Matoshi ka përmendur shkollimin e Sejdiut në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, përvojën e tij si ambasador në Ankara e Kanada, konsull në New York, si dhe angazhimin e mëparshëm si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

banner

“Bekim Sejdiu – nji kandidat me dije e integritet”, ka shkruar Matoshi.

Sipas tij, Sejdiu i plotëson kriteret kryesore për një president konsensual.

“Profesor Sejdiu me nji karrierë briliante profesionale, me edukim në të drejtat e njeriut dhe vetëpërmbajte institucionale, i plotëson kriteret ma supreme për nji President koncesual: Përfaqësim i denjë i Atdheut jashtë, institucionalist e unifikues brenda dhe garant i funksionimit demoratik të institucioneve”, ka shkruar Matoshi.

Ai ka thënë se, sipas tij, jo vetëm VV-ja dhe LDK-ja, por edhe PDK-ja dhe Aleanca nuk kanë arsye të mos e mbështesin Sejdiun.

“Jo vetëm LVV e LDK por edhe PDK dhe Aleanca nuk e kanë asnji arsy për mos me e votu zotni Sejdiun”, ka shkruar ai.

Matoshi ka shtuar se, nëse seanca konstituive e Kuvendit thirret pa vonesa dhe pa taktika bllokuese, kandidatura e Sejdiut mund të shërbejë si pikë bashkimi për spektrin politik.

“Nëse thirret seanca konstituive e Kuvendit pa vonesa bizare dhe nëse nuk shpërfaqen taktika destruktive e bllokuese, profesor Sejdiu duhej të ishte nji arsy solemne për nji unitet të spektrit politik kosovar dhe njeriu i duhun me e rikthy vendin në normalitet juridik-kushtetues”, ka përfunduar Matoshi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.