Berisha për Bekim Sejdiun: Personalitet i shquar, zgjedhje dinjitoze për President

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për ta propozuar Bekim Sejdiun për President të Republikës së Kosovës.

Berisha ka thënë se Kurti dhe Abdixhiku kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e Sejdiut, të cilin e ka cilësuar si personalitet të shquar në jurisprudencën kushtetuese dhe diplomaci.

banner

“Zoti Bekim Sejdiu, President i Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Ai ka përmendur përvojën e Sejdiut si ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe si ish-ambasador i Republikës së Kosovës.

“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i dërgoj urimet më të përzemërta zotit Bekim Sejdiu për postin e lartë të Presidentit të Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Berisha i ka uruar Sejdiut suksese në detyrë, duke përmendur integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe forcimin e rolit të saj në paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ai ka uruar edhe Kurtin dhe Abdixhikun për marrëveshjen e arritur.

“Gjithashtu, me këtë rast uroj përzemërsisht Kryeministrin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja, dhe kryetarin e LDK-së, z. Abdixhiku, për marrëveshjen e arritur dhe për përzgjedhjen e tyre dinjitoze në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Berisha.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.