Ish-këshillari i Clark: Shqiptarët e Kosovës dallonin me të Shqipërisë – u kujdesnin njëri-tjetrin

Diplomati britanik tha në Hagë se shqiptarët e Kosovës u përballën me aparteid gjatë Millosheviqit, ndërsa lidhjet e tyre shoqërore mbetën më të forta se në Shqipëri.

Diplomati britanik John Stewart Duncan ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale të Hagës, ku tha se shqiptarët e Kosovës janë të ndryshëm nga ata të Shqipërisë. Ai theksoi se kosovarët përjetuan aparteid gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe më pas spastrimin etnik.

banner

“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, shërbime publike dhe gradualisht kjo solli spastrimin etnik që e kemi parë të gjithë”, deklaroi ai, duke shtuar se kosovarët kishin ruajtur afeksionin e ndërsjellë më shumë se shqiptarët në Shqipëri.

Sipas Duncan, Shqipëria nuk është shoqëri homogjene, por e ndarë në zona me dallime të forta historike e kulturore. Ai kujtoi se shumica e kosovarëve e kanë origjinën nga veriu i Shqipërisë, ku Kanuni, nderi dhe besa kanë qenë baza e jetës shoqërore.

“Jam skocez dhe e para gjë që të pyesin është për familjen, për lidhjet mes njerëzve. Edhe kosovarët veprojnë njësoj. Kur shoqëritë cenohen, këto lidhje bëhen më të forta. Gjaku s’bëhet ujë”, u shpreh Duncan.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.