
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, duke njoftuar se Dauti ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, më 1 shtator 2026, në orën 08:01, në Chelsea and Westminster Hospital në Londër.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Daut Dauti PhD ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, më 1 shtator 2026, në ora 08:01, në Chelsea and Westminster Hospital në Londër”, thuhet në njoftimin e familjes.

Daut Dauti ishte lindur më 29 gusht 1960.
Familja ka falënderuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime.
“Me këtë rast, i shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të gjithë familjarëve, miqve dhe të afërmve për mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre”, thuhet më tej.
Detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim, ndërsa familja po përgatitet për repatriimin e trupit të tij në Kosovë.



