
Ramush Haradinaj, deputet i AAK, ka treguar se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit.
Haradinaj ka vlerësuar se mandatet janë djegur nga VV.

“Partia fituese që nuk e ka konstituar Kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegur, shpenzimet në zgjedhje janë djegë” – ka deklaruar Haradinaj.
“Ne nuk jemi deputetë, unë s’kam mandat më. Me shku në një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet. Mandati i parë është djegë, edhe mandati i dytë është djegë të shtunën, më 5 shtator. Çdo veprim që marrim është jokushtetues” – ka vlerësuar Haradinaj.



