Të martën marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën, më 15 shtator, do të organizojë marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marshimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, duke filluar nga ora 18:00, në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

banner

“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Forumi Rinor Shqiptar u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen marshimit, duke theksuar se synimi është të shprehet solidaritet dhe mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi”, thuhet në njoftim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.